Të bësh joga nën ujë (FOTO LAJM)

Kate është një mësuese për joga që arrin ta ushtrojë këtë lloj sport edhe nën ujë.

Ajo mund ta mbajë frymën për 6 minuta e gjysmë kur bën joga në pishinë.

Në serinë e fotografive, 29-vjeçarja duket duke bërë joga në vende dhe pozicione të ndryshme si: pishinë, tokë apo det.

Kate kishte një çrregullim në ushqyerje që i sillte efekte negative, derisa e gjeti ndihmën e saj në joga, meditim dhe zhytje.

Ajo ka fituar 5 rekorde dhe ndër to është një çmim si kampione e botës në zhytje. Ajo thotë se zhytja e sfidon në ‘kufijtë e frikës’ dhe ia sugjeron të gjithëve këtë eksperiencë.
Shtuar më 11/02/2017, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori