Supersticionet më të njohura nëpër botë
Supersticionet janë një zakon që gjenden kudo nëpër botë, kultura të ndryshme kanë supersticione te ndryshme.

Numri 13 është me fat, ai sjell begati dhe jetë.

Itali

Përtypja e çamçakëzit natën do të thotë që personi po përtyp mish që kalbet.

Disa pjesë të Turqisë

Nëse të bie një glasë zogu, do të thotë që do të kesh fat dhe pasuri.

Rusi

Derdhja e kripës është konsideruar gjë e pafat për mijëra vite. Rreth vitit 3500 para Krishtit, sumerët e lashtë ishin të parët që e anulonin fatin e keq duke hedhur pakëz kripë prapa shpine në anën e majtë. Shumë shpejt rituali u përhap tek Egjiptianët, asirët dhe grekët.

Pse bien këmbanat? Këmbanat bien në raste speciale për shkak të besimit të përhapur se ato dëbojnë shpirtërat e këqinj. Ky besim e pati origjinën gjatë mbretërimit të Elisabetës për dy arsye: për të kërkuar lutje për shpirtin që ikte dhe për të dëbuar shpirtërat e këqinj që qëndronin tek këmba e krevatit.

Macja e zezë, fat i keq? Shumë njerëz kanë dëgjuar që është fat i keq, po të ta presë rrugën një mace e zezë. Supersticioni e ka origjinën në mesjetë, kur besohej se gratë beqare që mbanin shumë mace ishin në gjendje të bëheshin edhe vetë mace. Kështu që mendohej se nëse një mace e zezë të pret rrugën, ajo mund të jetë një shtrigë.

Numërimi i korbave në një vrasje mendohet se parashikon aftësinë për parashikimin e fatit. për shembull: “Një është keq / Dy është fat / tre është shëndet / Katër është pasuri / Pesë është sëmundje / Gjashtë është vdekje”.

Kryqëzimi i gishtërinjve. Kjo shenjë është përdorur në lashtësi prej të krishterëve që t’u tregonin të krishterëve të tjerë se ishin paqësorë. Sot megjithatë përdoret për të justifikuar thënien e gënjeshtrave të bardha.

Thyerja e pasqyrës sjell 7 vite fat të keq? Pse? Supersticioni e ka origjinën në besimin se shpirtërat e ngecur kur një pasqyrë thyhet ndikojnë në fatin tuaj. /albeu.com/

Burimi Bota.al
Shtuar më 23/10/2016, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori