Superhëna edhe mbi Tiranë (VIDEO)
Pëlqej
Fenomeni i Superhënës ndriçoi mbrëmjen e sotme gjithë globin. Qytetarë nga e gjithë bota dhe në qytetet më të mëdha, kanë shijuar pamjen e mrekullueshme të një Hëne 14% më të madhe dhe 30% më të shndritshme.

Vera e këtij viti është quajtur “vera e superhënave” dhe për një arsye të mirë. Vëzhguesit e qiellit patën shansin të shihnin një superhënë në 12 korrik dhe kjo e sotmja është e dyta. (E treta do të jetë në 9 shtator, ndaj shënojeni në kalendar!).

Hëna e sotme vlerësohet si më e rëndësishmja prej tyre, pasi në një distancë prej 358.896 kilometrashnga Toka, sateliti ynë do të afrohet më tepër se në korrik apo në shtator.

Shpresojmë që ta shijoni dhe të festoni në këtë natë emocionuese dhe të ndani foto të Superhënës.

Çfarë saktësisht është superhëna? Fenomeni ndodh kur hëna e re ose e plotë ndodhet në pikën më të afërt të orbitës me tokën. Kjo rezulton në një hënë të plotë, që mund të duket 14% më e madhe dhe 30% më e shndritshme sesa në një natë tipike.

Hëna do të kthehet në Superhënë në datën 10 gusht rreth orës 1:30 të mbrëmjes. Pamjet që na serviren nga e gjithë bota janë vërtet të mrekullueshme, të një Hëne, jo vetëm më të madhe e më të shndritshme, por edhe më të magjishme. /shekulli/


Shtuar më 10/08/2014, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori