Milan bën prioritet “bomberin” e Bundesligës

Sulmuesi i Leipzig, Christopher Nkuku është në një formë tepër të mirë këtë sezon.

Sulmuesi 24-vjeçar për këtë sezon ka luajtur 47 ndeshje nga ku ka shënuar 30 gola dhe dhënë 20 asiste. Top klubet kanë interes për të si Bayern Munich, Manchester United, Real Madrid, Arsenal, PSG, Manchester City dhe Inter.

Tashmë është futur në lojë edhe ekipi tjetër i Milanos, Milan. Kuqezinjtë kanë si synim fitimin e Scudettos për sezonin e ardhshëm, ku edhe këtë sezon është në prioritet. Me këtë synim, Milan do të kërkojë të përforcojë ekipin dhe Nkuku është një nga emrat më të pëlqyer në repartion e sulmit.

Leipzig e vlerëson të paktën 70 milionë euro sulmuesin francez./h.ll/albeu.com


Shtuar 30.04.2022 08:13