Frika nga koronavirusi, Meghan Markle dhe Princ Harry lenë të birin “vetëm” (FOTO LAJM)

Rreziku ndaj Koronavirusit ka pushtuar të gjithë botën. Së fundmi edhe çifti shumë i përfolur Meghan Markle dhe Princi Harry u detyruan të marrin një vendim për sigurinë e djalit të tyre.

Ata vendosën ta lenë vogëlushin, Archie në Kanada dhe mos e marrin me vete në SHBA pasi situata është alarmante.

“Ka pasur biseda në lidhje me kujdesin ndaj kancerit në Ruanda, projekte të kërkimit të klimës në Indi, mirëpo si të parandalohet përhapja e koronavirusit në të gjithë globin?Vendimi për të lënë Archie prapa në Kanada nuk u mor nga pamjet e vogla, siç raportohet në disa zona, por nga shqetësimi për shëndetin e tij gjatë kërcënimit të një pandemie globale”, tha Gazetari Bryony Gordon, një mik i ngushtë i çiftit gjatë një interviste.

Mesa duket adhuruesit e çiftit mbretëror duhet të presin dhe pak për të parë të voglin Archie.


Shtuar 14.03.2020 10:40