BE shtyu hapjen e negociatave, Rama: Dështuan ata, jo ne!

Ditën e djeshme në Luksemburg nuk u caktua një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, dhe këtë kryeministri Edi Rama e ka cilësuar dështim të BE-së, gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të mbajtur në Maqedoninë e Veriut.

Rama tha se, nga ana e BE-së do të ishte më e ndershme të pranin se ata nuk ishin gati për të na pranuar, në vend që të fajësojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për kushte të paplotësuara.

“Nuk është hera e parë që kemi dështuar, jemi mësuar me këtë. Është pak as shumë si një çështje martese, ke porositur muzikën, ushqimin më të mirë dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do të vazhdojmë që të ecim përpara, ne ishim gati dhe më parë, fakti që disa vende thonin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk ishte e vërtetëm por kjo lodhet me çështje e brendshme. Nuk jam pesimistë, Zaev ka të drejtë që është pak i fustruar. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, nuk është shtëpia jonë që të vendosim. Ne duam të hymë në BE , por nuk duhet të harrojmë se është shtëpitë e tyre. Ne ju duam, por ata nuk na tregojnë se nuk janë gati për ne, se nuk kanë përgatitur ende “dhoma” për ne. Por ata vazhdojnë të na thonë se ju nuk jeni gati. Kjo nuk është e vërtetë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 23.06.2021 13:08