Studiuesit: Kosi të bënë mirë për kockat
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një studim i bërë në Irland nga një grup studiuesish ka dalë përfundimin se kosi të bën mirë për kockat duke ndihmuar në forcimin e tyre.Pjes e studimit ishin 4,310 persona deri në moshën 60 vjecare. Për ta u mblodh informacion për mënyrën e jetesës dhe dietën nga kjo doli se personat që konsumonin kosin kishin 3-4% rritje të dendësis minerale në kockë.

Sipas studiuesve nëse konsumohet kos përdit ulet me 39% rreziku i prekjes nga osteoporoza te femrat dhe 52% te meshkujt duke i krahasuar këta me personat që nuk konsumojnë fare kos.

Kosi është një burim i mirë i mikronutrientëve, vitaminës D, vitaminës B dhe kalciumit, si dhe i proteinave dhe probiotikëve. 'Ne mendojmë se mund të jetë një kombinim i këtyre gjërave që kanë efekt të dobishëm' janë shprehur studiuesit.

/albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori