Tmerr në Hungari, momenti kur aeroplani rrëzohet dhe shpërthen në flakë para spektatorëve, dy të vdekur (VIDEO)

Ky është momenti kur një aeroplan që merrte pjesë në një shfaqje ajrore ra në tokë dhe shpërtheu në flakë të dielën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër në tokë.

Avioni i vogël me helikë po fluturonte në ekspozitën ajrore Börgönd në qarkun Fejér pranë Budapestit në Hungari kur u rrëzua rreth orës 15:20 me orën lokale.

Piloti dhe pasagjeri, 67 dhe 37 vjeç, vdiqën të dy, ndërsa tre persona në një makinë pranë vendit të përplasjes pësuan djegie të rënda dhe u shtruan në spital, tha policia.

Mësohet se është lënduar edhe një djalë i vogël në tokë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende, ndërsa identiteti i të vrarëve dhe të plagosurve nuk është bërë publik./albeu.com


Shtuar 11.09.2023 11:45