Studimi i frikshëm: Ja si ndyshojnë mendjet e politikëbërësve në botë (VIDEO)
Pëlqej
Për dekada, studiuesit janë munduar të studiojnë mendjet dhe shprehjet e poltikanëve dhe njerëzve të rëndësishëm në botë.

Ekonomistët kanë studiuar drejtimin e politikësbankës qendrore nw Japoni duke vëzhguar ndryshime delikate në daljet publike të Guvernatorit, Haruhiko Kuroda , hulumtuesit po gjejnë të dhëna të reja mbi politikën, por në fytyrat e tyre, përcjell albeu.com.

Në Japoni, dy studiues të inteligjencës artificiale, një nga Nomura Securities dhe një tjetër nga Microsoft, po përdorin softuer për të analizuar ndryshimet në shprehjet e fytyrës së Guvernatorit të Bankës së Japonisë Haruhiko Kuroda në konferencat e tij për shtyp.

Studimi i tyre tregoi se fytyra e Guvernatorit gjithmonë shfaqte dy shprehje atë të "zemërimit" dhe "neverisë".

Këto ndryshime ndodhën në momente të rëndësishme që i paraprinin dy ndryshimeve të fundit të politikës së madhe të futjes së normave negative të interesit dhe miratimin e të ashtuquajturit politikë të kontrollit të kurbës së yield-eve, përcjell albeu.com.

Analiza përdor imazhe të cilat tradicionalisht konsiderohen subjektive dhe jo të matshme si një burim i ri informacioni.

Gjetjet e tyre ofrojnë një qasje të re për të analizuar botën dhe mendjet e brendshme të politikëbërësve.

Një zëdhënës i Bankës së Shqipërisë tha se banka nuk ishte në gjendje të komentonte mbi studimin. /albeu.com/







Shtuar më 20/10/2017, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori