Trajneri i Dortmund: Në Paris do të jetë “zjarr”

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Lucien Favre, është shfaqur mjaft i lumtur pas fitores përballë PSG-së me rezultatin 2-1 e vlefshme për fazën e 1/8 të Champions.

Zvicerani komplimentoi ekipin e tij, në veçanti talentin norvegjez, Erling Haland.

“Ai është gjithmonë i gatshëm të godasë kundërshtarin si brenda dhe jashtë zone. Lëvizjet e tij dhe mënyra se si godet janë fantastike”, tha tekniku i verdhezinjve.

Më pas ai e komentoi kështu fitoren e djeshme: “Fituam ndaj një kundërshtari që është favorit për të ngritur trofeun. Duhet të jemi të kënaqur me ndeshjen e zhvilluar. Më vjen keq që pësuam një gol të cilin mund ta kishim shmangur. Gjithsesi në ndeshje të tilla çdo centimetër është i rëndësishëm. Besoj se edhe tifozët janë kënaqur, dhamë gjithçka në fushën e lojës”.

Tekniku Favre nuk beson se kualifikimi u sigurua në ndeshjen e parë.

“Është e kotë të flasim për kualifikim, janë ende 90 minuta të tjera për t’u luajtur. Nuk ka përfunduar asgjë. Parisi është një skuadër shumë e vështirë në fushën e saj, na pret një duel i zjarrtë në Francë të cilin duhet ta përgatisim mirë. Shpresoj që Reus dhe Brand të jenë rikuperuar deri atëherë. Të luash pa kapitenin është një mungesë e rëndësishme. Por do të shijojmë këtë fitore, më pas na duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme në Bundesligë, një kompeticion ku kërkojmë të shkojmë sa më larg”, deklaroi trajneri i gjermanëve.


Shtuar 19.02.2020 10:40