Studim/ Tharëset e duarve të "mbysin" nga bakteret
Në bazë të një studimi të fundit është arritur në përfundimin se tharëset e duarve kanë më shumë baktere sesa çdo mënyrë tjetër e pastrimit të duarve.

Sasia e baktereve në ajër afër tharësve të duarve është 27 herë më e madhe sesa sasia e baktereve kur përdoren letrat. Tharëset e duarve i shpërndajnë bakteret deri në tre metra distancë, ndërkohë letrat i shpërndajnë ato në një rreze deri në 25 cm.

Shkencëtarët që janë marrë me studimin në fjalë, rekomandojnë që nëse nuk mund t’i shmangni tualetet publike, pastroni duart mirë për të parandaluar shpërndarjen e baktereve. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori