Studim/ Peshkaqenët sulmojnë më shumë meshkujt sesa femrat
Pëlqej
Shkencëtarët janë surprizuar nga një studim i fundit referuar presë së peshkaqenëve, ku ata pëlqejnë më shumë meshkujt se femrat. Përfundimet ishin të papritura për ta, ndaj kërkuesit kanë bërë me dije se i janë kthyer sërish rezultateve të para.

Sipas studimit në fjalë, peshkaqenët janë të prirur të vrasin 9 herë më shumë meshkujt sesa femrat. Në këtë eksperiment u vu re se 84 % e rasteve të incidenteve të sulmeve të peshkaqenëve ishin meshkuj, ndërsa po meshkuj ishin në 89 % të rasteve të sulmeve fatale për jetën.

Autori i këtij studimi, Profesori Daryl McPhee tha se këto përfundime ishin të habitshme. Më tej ai nënvizoi faktin se pjesa më e madhe e sportistëve në ujë janë meshkuj, gjë e cila mund të jetë edhe një ndër arsyet e këtij rezultati.

Studimi i realizuar në Universitetin Bond të Queensland, Australi, tregoi se në këto 30 vitet e fundit ka patur një trefishim të sulmeve të peshkaqenëve. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori