E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Studim: Nëse kanabis është legal përdoret më pak nga adoleshentët
Adoleshentët kanë më pak gjasa të përdorin kanabisin në vendet ku është i legalizuar, sipas një studimi të ri.

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Montanës shqyrtuan sondazhet shëndetësore të nxënësve të shkollave të mesme të SHBA në mes viteve 1993 dhe 2017.

Derisa përdorimi i përgjithshëm i drogës në mesin e të rinjve u ngrit në SHBA, numri i përdoruesve të rinj ra me gati 10% në shtetet ku përdorimi i kanabisit rekreativ u legalizua.

Rreth 33 shtete kanë legalizuar kanabisin mjekësor, ndërsa 10 shtete kanë legalizuar edhe përdorimin rekreativ.

Përdorimi i kanabisit mbetet i paligjshëm në të gjitha shtetet për njerëzit nën moshën 18 vjeç.

Autori kryesor i studimit Mark Anderson i tha Associated Press se studimi, i botuar në revistën mjekësore “Jama Pediatrics”, “duhet të ndihmojë në shuarjen e disa shqetësimeve që përdorimi i kanabisit në mesin e adoleshentëve do të rritet”.
Shtuar më 09/07/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori