Studim/ Ja në cilën moshë fillon plakja
Sipas shkencëtarëve, aftësitë tona mendore nisin të pakësohen në moshën 27 vjeçare.

Plakja fillon me harresat për vendin ku kemi lënë çelësat, për ushqimin që kemi ngrënë në drekë apo cilat janë takimet e mbrëmjes.

Kërkuesit shkencorë studiuan për 7 vjet sjelljen e 2 000 njerëzve të moshave 18 deri 60 vjeç. Të gjitheë personat iu nënshtruan testeve, provave të fjalorit, arsyetimit, shpejtësisë së mendimit etj.

Kërkuesit e Universitetit të Virxhinias thanë se në 9 nga 12 provat, përgjigjet më të mira vinin nga 22-vjeçarët, ndërsa 5 vjet më pas u vu re rënie e rendimentit të trurit.

Studimi u publikua në revistën mjekësore “Neurobiology Of Aging”.
Shtuar më 22/10/2016, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori