Bënë një ndeshje të madhe në “Bernabeu”, kjo është festa e çmendur e Barcelonës në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Pas një periudhe të gjatë në krizë dhe mungesë rezultatesh, Barcelona më në fund është rikthyer dhe festa në dhomat e zhveshjes pas fitores së madhe në “El Clasico” është krejtësisht legjitime.

Klubi katalanas e kishte harruar shijen e fitores, aq më shumë në Bernabeu dhe me një goleadë.

Situata e klubit ndryshoi menjëherë kur timonin e skuadrës e mori Xavi Hernandez, njeriu që aq shumë besonin në Barcelonë dhe nuk i zhgënjeu.

Pas fitores së ndjeshme, skuadra shpërtheu në festë duke kënduar për kapitenin Busquest. Trajneri Xavi, stafi dhe lojtarët u dëfryen në maksimum. /albeu.com