Studim / Anglo-saksonët në minorancë
Kush do ta mendonte që një ndër popullsitë më krenarë në botë, është në minorancë për sa i përket origjinës së popullsisë.

Ky rezultat ka dalë nga studimi i fundit i kryer në Britaninë e Madhe.

”Anglo-saksonët e vërtetë janë rreth 37 për qind”, njoftoi ”Ancestry Dna”, faqja e specializuar e internetit për kërkimet gjenealogjike dhe ADN-në.

Sipas studimit, prejardhja gjenetike kombëtare në britani është shumë e ndryshme.

Rreth 22 për qind janë me prejardhje kelte, 20 për qind nga Evropa Perëndimore, Gjermani dhe Francë, 9,2 për qind nga Skandinavia, tre për qind iberikë, që do të thotë spanjollë dhe portugezë dhe dy për qind italianë dhe grekë”, shton ”Ancestry Dna”.

Në një kohë ku po përjetohet Brexit, shpesh herë e justifikuar me faktin e krenarisë që britanikët kanë për origjinën e tyre, studimi nxjerr rezultate që britanikët janë në minorancë.

”Në një epokë ku koncepti i identitetit britanik është thelbësor për shumë persona, është interesantë të shohësh që kur flitet për origjinë nuk jemi kaq britanikë apo irlandezë sa mendojmë”, thotë Brad Argent, zëdhënës i ”Ancestry Dna” /albeu.com/

Shtuar më 30/07/2016, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori