Spidermeni francez ngjit kullën 607 metra për të ndihmuar katedralen “Notre Dame” (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë ku një burrë është treguar i gatshëm të ngjisë një godinë plot 607 metra të gjatë. E gjitha kjo ka qenë një përpjekje e tij për të fituar një shumë prej 5650">5650 dollarësh.

Ajo që vlen për të përmendur është se ky ‘sport ekstrem’ u bë që të gjitha këto para të shkonin si donacion pëe katedralen Notre Dame në Paris e cila ka nevojë për rikonstruktime.

Francezi, Alain Robert u sponsorizua duke marrë çekun prej 5650">5650 dollarësh të cilin e dhuroi për një nga ndërtimet më të bukura arkitekturore në Paris sic ështe dhe katedralja Notre Dame e cila vizitohet nga mijëra turistë në ditë.

Për rikonstruktimin e katedrales duhen plot 100 milionë dollar në mënyrë që t’i shpëtojnë harqet gotike, të cilat rrezikojnë të shkatërrohen. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori