Sot mund të dilni më shpejt nga puna dhe askush s’do t’ju thotë gjë!
Po, sot është e premte dhe data shënon 15 shtator. Me shumë mundësi shumica prej jush që ndodhen në punë (ashtu sikurse ne) e premtja pritet me shumë dëshirë sepse kështu nis edhe fundjava.

Megjithatë, pikërisht sot në këtë datë keni një arsye më shumë për ta dashuruar të premten, sepse sot kudo në botë festohet dita ndërkombëtare e “mund të largohesh më shpejt nga puna” dhe shefi nuk ka të drejtë të mos ju lërë.

Në fakt, kjo ditë është një formë proteste për të gjithë punonjësit pasi shumë sindikata të punëtorëve në Europën Perëndimore po kërkojnë që të bëjnë vetëm 4 orë punë, sepse sipas studimeve të fundit një punonjës është në produktivitetin e vet vetëm 4 orët e para më pas kalon në stërmundim.
Shtuar më 15/09/2017, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori