Në Napoli-Barcelona do nderohet edhe legjenda Maradona

Napoli-Barcelona do të marrë vëmendjen sonte. Një duel i denjë për Champions League, që nis prej orës 21:00 në një stadium që do të ketë rreth 41 mijë tifozë.

Në këtë ndeshje do të nderohet edhe një legjendë e madhe e futbollit, Diego Armando Maradona.

Napoli i ka vënë edhe emrin e tij stadiumit, por sot në një ndeshjes mes dy skuadrave ku argjentinasi ka luajtur si futbollit, do te këtë edhe një nderim tjetër.

Në minutën e 10-të të ndeshjes, që përkon me numrin e Maradonës, të pranishmit në stadium do të duartrokasin për idhullin e tyre që nuk jeton më. /h.ll/albeu.com


Shtuar 24.02.2022 13:40