U shkrumbua i gjithi, si duket sot pallati që u dogj pak ditë më parë në Tiranë (FOTO)

Disa ditë pas zjarrit të madhe që përfshiu pallatin 10 katësh në Rrugën e Kavajës kanë dalë pamjet nga brenda ambienteve të kësaj ndërtese.

Në pamjet duket qartë dëmtimi që ka shkaktuar zjarri, i cili nisi në katet e sipërme të pallatit 10-katësh.

Zjarri ka lënë pas dëmtime të mëdha në godinë, ku shfaqet qartë dobësimi i strukturës dhe copëtimi i fragmenteve ndërtuese, raporton News24.

Sakaq, shkallët e pallatit janë mbuluar nga hiri, ndërsa ende nuk dihet fati që do të ketë godina pas incidentit të rëndë.


Shtuar 17.09.2023 18:04