“E turpshme”, Rama: Kudo protestohet kundër Putinit, ndërsa këtu kundër meje

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se protestat kundër rritjes së çmimeve ishin më të turpshmet të zhvilluara ndonjëherë.

Rama deklaroi se kudo në botë protestohet kudër Vladimir Putinit, si shkaktari kryesor i luftës në botë, ndërsa në Shqipëri kundër qeverisë.

Komentet kryeministri i ka bërë teksa ka dalë sërish mbrëmjen e së hënës në një komunikim LIVE me qytetarët në Facebook, ku ka komentuar protestat në Shqipëri.

“Si në asnjë vend tjetër të NATO-s, si në asnjë vend tjetër të botës, që po përjetojnë rritjen e faturave, ne kemi të bëjmë me një kërdi grupi. Që nga protesta e parë e pluralizmit, ka pasur lloj lloj protestash, të dhunshme që kanë degraduar në një formë apo në një tjetër, por protestë më të turpshme se sa kjo as nuk ka patur as nuk ka se si të ketë. Reagim më të turpshëm sesa reagimi në mbështetje të kësaj proteste as nuk ka pasur e as nuk mund të ketë. Për çfarë protestohet, kundër kujt protestohet, se secila nga vendet që po përjeton kërcimin e çmimeve të energjisë, sepse këtu nuk po përjetohet, po protestohet, por po protestohet kundër shkaktarit që është Rusia, nuk ka dalë askush kundër qeverisë së vet”, tha Rama./albeu.com/


Shtuar 14.03.2022 20:19