Skoci, restoranti që të gjobit nëse nuk mbaron tërë ushqimin në pjatë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një restorant indian në Skoci ka vendosur rregullin më të çuditshëm në botë nëpër restorante.

Praktikisht ky rregull mund t’ju kujtojë fëmijërinë kur mamatë tona në përpjekte për të na ushqyer sa më mirë na “detyronin” të mbaronim ushqimin në pjatë.

Të njëjtën gjë ka vendosur edhe ky restorant i cili për të çuar në vend “fjalën e mamit” ka vendosur të gjobisë klientin nëse nuk mbaron ushqimin.

Të gjithë ata që lënë pa ngrënë ushqim duhet të paguajnë edhe 2 sterlina më shumë.

Kjo iniciativë erdhi pasi stafi detyrohej të hidhte në plehra plot 600 kg ushqim çdo javë.

“Kuptuam që po hidhnim shumë ushqim çdo javë dhe donim të bënim diçka për ta ndaluar këtë gjë. Sigurisht që gjithmonë do të kemi ushqim për të hedhur, por sa më pak, aq më mirë”, tha pronari i restorantit./albeu.com/

Shtuar më 11/01/2017, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet

Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet