E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Skena reale të shkëputura nga historia tragjike e Titanikut (FOTO LAJM)

Fundosja e transoqeanikut Titanic ndodhi në 14 prill 1912">1912 si pasojë e një përplasjeje fatale me një ajsberg, tragjedi që i mori jetën 1513 pasagjerëve nga 2227 që kishte bordi.

Njëkohësisht, kemi parë edhe filmin Titanic të producentit të mirënjohur amerikan, James Cameron që u shfaq në vitin 1997, duke hyrë në këtë mënyrë më në brendësi të historisë së Titanic me anë të këtij prodhimi Hollivudian.

Titanic u ndërtua nga firma "Harland and Wolff" dhe arkitekti Thomas Andrews, që gjithashtu ishte një nga shumë pasagjerët që humbën jetën në oqean.

Edward Smith ishte kapiteni i Titanic dhe sipas zakonit, "kapiteni fundoset me anijen", i njëjti që edhe fati i Smith.

Në 14 Prill 1912">1912, teksa po lundronte për në perëndim të New Yorkut, Titanic u përplas me një ajsberg në orën 23:40, në 2:20 u nda në dy pjesë dhe u fundos.

Disa foto të jetës reale në bordin e Titanic tregojnë momente të ndryshme nga udhëtimi i parë i Titanic, një udhëtim që për fatin e keq qe edhe i fundit. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2017, ora 20:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori