Të atin pjesë e qeverisë Rama, Anna Shkreli merr pjesë në protestën e Teatrit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme u mbajt protesta e thirrur nga Aleanca e Teatrit pas shembjes së teatrit më 17 maj.

Në protestë janë të pranishëm edhe liderët dhe përfaqësuesit e opozitës, ndonëse pa protagonizëm.

Mirëpo, në shesh është e pranishme edhe Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe ish-deputetes së PS, Ledi Shamku.

Ajo mbështet kështu kauzën e artistëve, ndonëse babai i saj është pjesë e qeverisë.

Anna është bashkëshortja e kreut të FRPD, Belind Këlliçit, ndërsa ky i fundit i ftuar ditën e djeshme në studion e Abc News u tregua i rezervuar për këtë lidhje, duke theksuar se secili ka parimet e veta politike.

Vajza e Artan Shkrelit në protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar


Shtuar 20.05.2020 18:34