Shpërthime në një aeroport ushtarak në Bjellorusi, pranë kufirit me Ukrainën

Në zonën e aeroportit ushtarak “Ziabrovka” të Bjellorusisë që ndodhet në rajonin Gomel pranë kufirit me Ukrainën, gjatë natës u dëgjuan shpërthime, njoftoi kanali Telegram “Belarusian Gayun”.

Kanali në fjalë, i cili monitoron luftën, raportoi se kishte të paktën tetë shpërthime.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, në një deklaratë, pretendon se shpërthimet kanë ndodhur për shkak të ndezjes gjatë një ndërrimi të motorit në një automjet.

Nga 9 deri më 25 gusht, Rusia dhe Bjellorusia po kryejnë stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë të Forcave të Mbrojtjes Ajrore dhe Forcave Ajrore. Faza e parë (9-11 gusht) zhvillohet në territorin e Bjellorusisë, ndërsa e dyta (22-25 gusht) zhvillohet në vendin e provës Alusuk në rajonin Astrakhan të Rusisë.