Sipas studimit kinez, macet mund të preken nga Covid-19
Një nga informacionet e para që mësuam për koronavirusin ishte se ky i fundit nuk mund t’i prekte kafshët.

Por, sipas një studimi të fundit në Kinë, rezulton që macet mund të bëhen mbartëse të Covid-19. Dy nga pesë macet që morën pjesë në eksperiment shfaqën simptoma në sistemin respirator.

Përgjithësisht, ato mund ta transmetojnë virusin tek lloji i tyre, megjithatë macet e shtëpisë nuk rrezikojnë shumë në këtë zinxhir transmetimi.

Nga ana tjetër, qentë nuk mund të preken nga Covid-19. E njejta gjë vlen edhe për derrat, pulat dhe rosat, organizmi i të cilëve nuk lejon infektimin nga ky virus.
Shtuar më 03/04/2020, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori