Sipas një
hulumtimi ku janë vëzhguar 2.200 persona në Kinë, u zbulua se
gjumi i
drekës forcon
mendjen.
Sipas lajmit të United Press Internationalit (UPI), shkencëtarët në Qendrën e Shëndetit Mendor në
Shanghai, kanë zhvilluar një hulumtim për të shqyrtuar ndikimet e gjumit të
drekës mbi
mendjen.
Në kuadër të hulumtimit janë vëzhguar 2.200 persona në qytetet Pekin,
Shanghai dhe Xian.
Sipas kësaj 1.520 pjesëmarrës fjetën më pak se 2 orë në mesditë, ndërsa 680 qëndruan të zgjuar.
Më pas pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të aftësisë mendore të tilla si aftësitë vizuale-hapësinore, kujtesa afatshkurtër, kohëzgjatja e vëmendjes, zgjidhja e problemeve, vetëdija hapësinore dhe rrjedhshmëria verbale.
Lideri i ekipit hulumtues, dr. Lin Sun, njoftoi se kishte dallime të konsiderueshme në kujtesë dhe aftësitë e rrjedhshmërisë verbale të atyre që flinin në mesditë në krahasim me ata që nuk flinin.
Ndërsa dr. Gayatri Devi, neurologia në spitalin Lenox Hill në New York, tha se
gjumi i shëndetshëm mbron njerëzit nga demantia, sëmundje e cila prek kujtesën, komunikimin dhe të menduarit. Ajo sugjeroi se duhet të realizohen më shumë studime mbi këtë temë.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 16:27