Sipas këtij studimi, tullacët bëjnë më pak seks se meshkujt me flokë
Tullacët kryejnë më pak marrëdhënie seksualë sesa ata me flokë, por mendojnë se ata janë më të mire në shtrat, sipas një sondazhi.

Një e pesta e qerosëve thonë se ata kryejnë më pak seks dhe ndjehen më pak tërheqës se kur ata kishin flokët.

Por 38 përqind e vlerësojnë veten të mirë apo të shkëlqyeshëm në shtrat – krahasuar me 29 përqind të djemve të tjerë.

Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të mashtrojnë. Një në tre janë jobesnikë.

Sondazhi gjithashtu vuri në dukje humbjen e flokëve. Rreth 33 përqind janë shumë të stresuar çdo ditë – krahasuar me vetëm 14 për qind të meshkujve me flokë.

Dhe 29 për qind thonë se i ka lënë ata në depresion.

Drejtori I klinikës së flokëve ‘Hair Clinic’ Nadeem Uddin Khan tha:

"Nuk duhet ta nënvlerësojmë traumën e humbjes së flokëve. Disa njerëz mund të nxiten për të mbi kompensuar duke pasur marrëdhënie që ata të ndihen ende të dëshirueshem." /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori