Siguria në internet, kjo është këngëtarja e rrezikshme për kompjuterin tuaj
Pëlqej
Këngëtarja më e rrezikshme online, pasi gjeneron rezultatet më të rrezikshme për kë e kërkon në internet, është Avril Lavigne.

Në klasifikimin e listës së kompanisë së sigurisë informatike ‘McAfee’, pas saj renditen këngëtarët Bruno Mars, Celine Dion, Justin Bieber, Katy Perry dhe Beyonce.

“Duke kërkuar në rrjet ‘Avril Lavigne free mp3’, rrezikohet me 22% që të përballeni me një sajt të dëmshëm”, bën me dije kompania.

Pikërisht dëshirat e fansave për këta këngëtarë rrezikojnë që të infektojnë kompjuterin apo celularin me viruse të rrezikshme.

Ekspertët këshillojnë që të mendohet përpara se të klikohet online, në mënyrë që të jemi të sigurtë.


Shtuar më 20/09/2017, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori