Si vajzat dikur rrezikonin jetën për t’u dukur bukur
Kur shohim në piktura të vjetra mendja jo rrallëherë na shkon te bukuria e grave dhe vajzave që paraqiten në to. Por pikërisht dëshira për të qenë e bukur në atë kohë i ka kushtuar vërtet shumë grave dhe vajzave.

Ngjyrat toksike

Sot ne kemi mundësi të veshim rroba në të gjitha ngjyrat, por kohë më parë kjo ka qenë e pamundur. Njerëzit përdornin përbërje toksike për të përftuar ngjyra intensive e për të lyer më pas rrobat e tyre. Për shembull për të përftuar ngjyrën e gjelbër përzjerjet përmbanin arsenik dhe squfur.

Telat e fustaneve

Gratë dikur mbanin fustane që qëndronin të fryrë me ndihmën e telave. Rreziku në pjesën më të madhe të rasteve qëndronte në faktin që me një fustan të tillë mund të pengoheshe dhe të rrëzoheshe nga momenti në moment.

Takat e larta

Vajzat e dyerve aristokrate mbanin taka shumë të larta dhe të parehatshme. Madje ato e kishin të pamundur të ecnin pa ndihmën e dikujt.

Kozmetika toksike

Fytyra e bardhë si porcelan një herë e një kohë ishte tipari kryesor i shprehjes se feminilitetit. Për këtë arsye gratë dhe vajzat përdornin produkte grimi me përmbajtje të lëndëve toksike.
Shtuar më 09/12/2018, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori