E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Si u ndërtua Muri i Berlinit? (FOTO LAJM)

Ndërtimi i Murit të Berlinit (Berliner Mauer) filloi më 13 gusht 1961.
Muri i Berlinit
Ndërtimi i Murit të Berlinit (Berliner Mauer) filloi më 13 gusht 1961. Atë mëngjes, kur fëmijët u nisën për të shkuar në shkollë, vërejtën se kishte filluar ndërtimi i një muri në mes të qytetit dhe se jeta tashmë do vazhdonte jo si më parë.

Muri u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim.

Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe e gjatë 46 kilometra ndërsa përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet.

Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen "Pikëkalimi Çarli".

Muri i Berlinit konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë.

U shkatërrua më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmit në Evropë. /albeu.com/

Shikoni fotografitë e ndërtimit dhe shkatëttimit të Murit të Berlinit (Berliner Mauer):

Shtuar më 16/08/2011, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori