Si u kthye një ndër burgjet më të dhunshme në kompleks luksoz banimi (FOTO LAJM)

Një ish-burg i sigurisë së lartë në rrethinat e Uashingtonit, i ndërtuar 91 vite më parë, ku torturoheshindënuarit, është transformuar në një kompleks rezidencial luksoz falë investimit të një kompanie ndërtimi.

Burgu i Lorton në Virginia u ndërtua si një qendër për punë të detyruar dhe më pas strehonte të dënuarit, të cilët torturoheshin dhe abuzoheshin përgjatë të ashtuquajturave “Netë terrori”.

Me kalimin e kohës ai u kthye në një nga burgjet më të dhunshëm dhe të mbipopulluar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2001 ai u mbyll dhe iu shit Fairfax County, e cila po i bën një shndërrim total duke i kthyer ndërtesat ekzistuese dhe zonën përreth në një kompleks luksoz ku pothuajse nuk mungon asnjë gjë.

Sipas disa mediave amerikane, tashmë pjesa më e madhe e apartamenteve të rindërtuara janë shitur dhe dhënë me qira.

Shtuar më 01/06/2020, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori