Si t'i lexojmë emocionet përtej maskës? (FOTO LAJM)

1.Zbrapsu!

Në këtë kohë e përdorim shpesh këtë fjalë, për të ruajtur distancën shoqërore, por jo vetëm. Zbrapsu ose largohu mund t'i themi dhe dikujt me të cilin jemi inatosur. Mimikat kërcënuese karakterizohen nga hapja e syve, si në këtë rast.
Një fjalë e urtë thotë: sytë janë pasqyra e shpirtit. Tani që maskat janë pjesë e 'normales sonë të re', kjo shprehje merr më shumë vlerë se kurrë.

Maska mund të jetë shumë efektive për mbrojtjen nga virusi, por një gjë është e sigurt: ato na e bëjnë komunikimin më të vështirë.

Na krijojnë një konfuzion kur bisedojmë me dikë. Maska na humbet mimikat e fytyrës që ndonjëherë flasin më shumë se fjalët. Pyetja më e rëndësishme që lind është: si ta dallojmë dikë kur është flirtues?

Na mbetet të vëzhgojmë vetëm mënyrën se si lëvizin muskujt e syve. Në fotogalerinë e mësipërme gjeni si mund ta 'lexojmë' komunikimin me sy.
Shtuar më 27/01/2021, ora 23:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori