Uzuni shënon si Maradona, goli në minutën e 91-të që ja dedikoi të dashurës (VIDEO)

Myrto Uzuni ka festuar golin e tij të parë për këtë sezon të ri, që i mungoi shumë një edicion më parë në La Liga. Sulmuesi shqiptar bën Armando Maradonën mbrëmjen e djeshme, teksa driblon disa kundërshtarë dhe bën ç’të dojë në zonën e rreptësisë. Pasi driblon edhe portierin, beratasi e dërgon topin në rrjetë.

Uzuni shënoi në minutën e 91-të duke i dërguar shifrat në 2-0. Granada fiton kështu kundër Racing-ut dhe merr tre pikë mjaft të vlefshme në këtë kampionat që sapo ka filluar.


Ka qenë vetë e dashura e Myrto Uzunit e cila ka ndarë në Instagramine saj golin që në fund shoqërohet me një zemër dhe më pas nje dedikim romantik nga futbollisit.

“Je aq e bukur sa një gol në minutën e 90+”, shkruan ai në letrën për Uardën./albeu.com/