“Mbajini mend fytyrat dhe emrat…”, Ina Zhupa reagon pas rrëzimit të dekretit të Metës për Butrintit

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Menjëherë ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike. Deputetja Ina Zhupa shkruan në Facebook se Parlamenti sapo ka ndërmarrë aktin final për dhënien me koncension të Butrintit.

Më tej ajo shkruan se duhet t’i mbajmë mend fytyrat dhe emrat e atyre burrave dhe grave që me urdhër partiak nuk zgjodhën të mbronin identitetin kombëtar dhe historinë kombëtare.

“Parlamenti sapo ndërmori aktin final për dhënien me koncension të Butrintit!

Me 72 vota kundër dekretit të presidentit vulosën një tradhëti kombëtare dhe një akt antikushtetues.

Mbajini mend fytyrat dhe emrat e atyre burrave dhe grave që me urdhër partiak nuk zgjodhën të mbronin identitetin kombëtar dhe historinë kombëtare”, shkruan Zhupa./albeu.com


Shtuar 14.07.2022 22:20