Si të paketoni shumë rroba në një valixhe të vogël (VIDEO)
Lajm i mirë për të gjithë ju që kaluat korrikun dhe gushtin duke punuar, ndërkohë që miqtë dhe kolegët tuaj argëtoheshin sa në mal, pishinë e det: shtatori sapo ka nisur dhe është momenti ideal për të udhëtuar.

E dimë që ndonjëherë do të donit të merrnit gjysmën e shtëpisë me vete, por nëse në biletën tuaj përfshihet vetëm një bagazh 10 kilogramësh është më mirë të dish se sa të kesh.

Dhe kur themi më mirë të dish, i referohemi paketimit të veshjeve, i cili është një proces i vështirë dhe acarues për shumë njerëz.

Mirëpo për një paketim të mirë dhe të zgjuar nuk ka të bëjë madhësia e valixhes apo sasia e rrobave, por mënyra se si i palosni dhe i vendosni veshjet dhe aksesorët në valixhen apo çantën tuaj të udhëtimit.

Në qoftë se mendoni se kjo është e pamundur, atëherë ky është artikulli i duhur që duhet të lexoni. Në videon e mëposhtme do të zbuloni një mënyrë të thjeshtë dhe shumë të vlefshme për paketimin e rrobave dhe marrjen e sendeve të nevojshme gjatë udhëtimit, pa marrë shumë valixhe me vete.


Shtuar më 02/09/2017, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori