Si të hiqni qimet nga fytyra shpejt dhe lehtë
Pëlqej
Më në fund ju mund t’i hiqni qimet e padëshiruara dhe monotone nga këmbët, duart, kofshët dhe pjesët tjera të trupit.

Dhe e tërë kjo në mënyrë plotësisht natyrale dhe plotësisht falas dhe çka është më e rëndësishmja, përgjithmonë.

Kjo në të vërtetë është një recetë ruse, e cila u ka ndihmuar shumë damave që të zgjidhin këtë problem të padëshiruar.

Përbërësit: Disa lëvozhga të arrave dhe këtu nuk bëhet fjalë për lëvozhgën e gjelbër, por për lëvozhgën e fortë dhe ujë.

Përgatitja: Lëvozhgat duhet të jenë plotësisht të thara. Ndizni ato dhe lërini të digjen. Nga hiri i fituar, shtoni ujë aq sa është e nevojshme që të fitoni një masë kremi sikurse pasta. Lëreni të qëndrojë ashtu për 12 orë.

Aplikimi: Masën e fituar, vendoseni në pjesën e trupit nga e cila dëshironi të largoni qimet e padëshiruara. Lëreni masën të qëndroj aq sa keni kohë (më së miri gjysmë ore) dhe pastaj pastrojeni.

Përsëriteni këtë tre herë në ditë, derisa të paraqiten rezultatet e para dhe pastaj vazhdoni njëherë në ditë derisa qimet më nuk vazhdojnë të rriten.
Shtuar më 06/09/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori