Si të dalloni një pedofil përpara se t’i afrohet fëmijës suaj
Pëlqej
Një person që vuan nga pedofilia në periudhë të hershme të jetës së tij fillon dhe kupton se tërheqja seksuale ndodh përgjithësisht kur ai është i rrethuar nga minoren.

Psikologia, Silvana Loka shpjegon se pedofilia ne vetvete është një sëmundje e shëndetit mendor dhe rastet janë të shumta.

"Pedofilia është parafili që do të thotë se është një çrregullim i shëndetit mendor i cili nënkupton se orientimi seksual i personave që kanë këtë diagnozë të shëndeti mendor është i drejtuar ndaj fëmijëve. Që do të thotë një person pedofil eksitimi seksual, orientimi seksual e ka të fokusuar tek fëmijët.

A trajtohet si çrregullim i shëndetit mendor në Shqipëri?

Për persona që diagnostikohen me këtë çrregullim sigurisht që trajtimi është brenda suazës së çrregullimeve të shëndetit mendor", shprehet psikologia.

Ajo thotë se një pedofil mund të gjendet kudo, ai është një person i cili nuk vjen nga një shtresë e caktuar e shoqërisë, moshë e caktuar apo nga begraunde të caktuara.

Por cilat janë shenjat që e bëjnë të idendifikueshëm nje pedofil?
"Afria e tepërt me fëmijën, dhënia e afeksionit fizik edhe atëherë kur është i papërshtatshëm, nxitja që këta persona maxhoren bëjnë vazhdimisht që fëmija të jetë nën kujdestarinë e tyre, në pranine e tyre, në aktivitetin e tyre të përditshëm", -thote ajo.

Dhe cilat janë shenjat që paraqet viktima e pedofilisë?

"Kur fëmija fillon të mbyllet ne vetëvete apo ka çrregullime të gjumit, të ngrenit, ka halucinacione të humorit, ka tendencën që të shmangi daljen në vende publike që presupozohet që ai të ketë pikasur apo të jetë ngacmuar apo mund të jetë edhe prekur apo dhunuar seksualisht nga pedofili", shprehert psikologia për Ora news.

Në fund, psikologia Silvana Loka, bën thirrje se pedofilia duhet parë si një sëmundje dhe personi duhet të idendifikohet dhe të ndihmohet. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori