E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Si rrezet e diellit dëmtojnë lëkurën tonë (FOTO LAJM)

"Portretet ultravjollcë" të bëra nga një fotograf, tregojnë imperfeksionet e fytyrës, që syri i njeriut nuk mund t’i vërejë.

Një seri e fotove bardhë e zi, e quajtur- RAW, ka shokuar njerëzit kur panë fytyrën e tyre, e cila dukej shumë e dëmtuar nga dielli, duke lënë shenja të cilat njeriu nuk mund t’i shoh.

“Unë jam shumë i gëzuar që mund të arrijë të shfaqë diçka përtej asaj që shihet,” tha Pierre Ferrer, 31-vjeçari që realizoi këtë set fotografi. Këto fotografi ilustrojnë më së miri karakterin e qenieve njerëzore, natyrale dhe jo perfekt, shkruan Dailymail.

Rrezet ultravjollcë janë një lloj i rrezeve, që bëjnë pjesë në spektrin e valëve elektromagnetike me një gjatësi valore prej 400 dhe 10 nanometra. Syri njeriut mund të vërejë vetëm ‘dritën e dukshme’, me gjatësi valore prej 380 deri 700 nanometra, që nënkupton se syri i njeriut nuk mund t’i detektojë rrezet ultravjollcë.
Shtuar më 22/03/2019, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori