Si funksionon kodi dixhital që po përdor Kina kundër Covid-19?
Duke u mbështetur në teknologjinë celulare dhe të dhënat e mëdha, qeveria kineze ka përdorur një sistem "kodi shëndetësor" të bazuar në ngjyra për të kontrolluar lëvizjet e njerëzve dhe për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kodet e përgjigjes së shpejtë automatike, zakonisht të quajtura kodet QR, u caktohen qytetarëve si një tregues i gjendjes së tyre shëndetësore. Sistemi u lançua më 11 shkurt nga Alipay.

Për të marrë një kod shëndetësor, qytetarët duhet të plotësojnë informacionin e tyre personal duke përfshirë emrin, numrin e identitetit kombëtar ose numrin e pasaportës dhe numrin e telefonit në një faqe regjistri.

Më pas u kërkohet të raportojnë historinë e udhëtimit dhe nëse kanë qenë në kontakt me ndonjë pacient të konfirmuar ose të dyshuar Covid-19 në 14 ditët e fundit. Ata gjithashtu duhet të shënojnë kutitë për çdo simptomë që mund të kenë: ethe, lodhje, kollë e thatë, hundë e zënë, hundë e rrjedhshme, dhimbje në fyt ose diarre.

Pas verifikimit të informacionit nga autoritetet, secilit përdorues do t'i caktohet një bar-kod në të kuqe, portokalli ose jeshile.

Një kod i gjelbër do të thotë që personi është i shëndetshëm dhe i sigurt për të udhëtuar.

Përdoruesit me një kod të kuq duhet të kalojnë në vetë-karantinë për 14 ditë, përdoruesit me një kod portokalli do të karantinohen për shtatë ditë, ndërsa përdoruesit me një kod të gjelbër mund të lëvizin nëpër qytet lirisht, sipas një deklarate të lëshuar nga autoritetet Hangzhou.
Shtuar më 17/04/2020, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori