Si filloi asistenca sociale për fukarenjtë dhe të sëmurët?
Në një nga shtetet e Amerikës, një burrë i moshuar u çua para trupit gjykues, për shkak se kishte vjedhur një bukë. I moshuari e pranoi padinë e ngritur ndaj tij dhe as që u orvat ta mohojë.

Në fund, ai e justifikoi aktin me fjalët: “Më grinin zorrët nga uria, prandaj e zgjata dorën.” Gjykatësi u ngrit në këmbë dhe i tha: “Ti e pranon që ke vjedhur dhe unë të dënoj me një gjobë prej dhjetë dollarësh. E meqë e di se nuk ke me çfarë ta paguash gjobën, sepse ti nuk ke asnjë kothere bukë për të ngrënë, e jo më dhjetë dollarë, do e paguaj unë në vendin tënd.”

Të gjithë heshtën, ndërkohë që gjykatësi u ngrit, nxori një dhjetë dollarësh dhe kërkoi që të depozitohej në arkë në emër të akuzuarit. Mandej, gjykatësi iu kthye të pranishmëve të cilëve u tha: “Edhe ju jeni të detyruar të paguani nga dhjetë dollarë, sepse jetoni në një vend ku një i varfër detyrohet të vjedhë për tu ushqyer.”

Në fund të seancës, u mblodhën 480 dollarë, të cilat gjykatësi ia dha të moshuarit. Thuhet se kjo histori është e vërtetë dhe se u bë shkak i fillimit të asistencës sociale për fukarenjtë dhe të sëmurët. Për një njeri të vetëm, mund të bëhet shkak që të ndryshojë filozofia e një shteti të tërë.
Shtuar më 10/10/2019, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori