Shtëpia portative për vetëm 95 mijë dollarë
Jeni adhurues i udhëtimeve dhe do dëshironit të udhëtonit bashkë me rahatinë që ju fal shtëpia juaj?

Zgjidhja perfekte për ju sapo është shpikur dhe ajo kushton 95 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për një shtëpi portative e cila është me një sipërfaqe prej 24.2 metra katrorë, në katin e parë ka një dhomë ndenjeje dhe guzhinë ndërsa sipër është dhoma e gjumit dhe një krevat dopio.

Sipas Daily Mail kjo shtëpi është e gjitha prej materjaleve të çmontueshme dhe mund ta paketoni e ta merrni ku do që të shkoni.

Kompania “Kodosema” aktualisht po e shet atë vetëm në Estoni por mund të nisë shitjen jashtë shumë shpejt./albeu.com/
Shtuar më 11/10/2016, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori