Shpërthime të forta tronditin kryeqytetin ukrainas

Disa shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë Kievin në orën 11 të mëngjesit ne orën lokale.

Ata duket se janë shkaktuar nga bateritë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, aeroplanët rusë ose raketat, shkruan BBC.

Nga qendra e Kievit mund të shiheshin disa shtëllunga tymi që kanë pushtuar qiellin.

Kujtojmë se të paktën dy persona vdiqën dhe tre u shtruan në spital pasi një ndërtesë banimi në një periferi të kryeqytetit u godit nga bombardimet të hënën në mëngjes, thanë shërbimet e urgjencës të Ukrainës më herët sot.

15 persona u shpëtuan dhe 63 u evakuuan pasi një predhë goditi katin e nëntë të një ndërtese banimi në lagjen Obolon, një periferi veriore e Kievit./albeu.com


Shtuar 14.03.2022 10:43