"Shtëpi e Bardhë fluturuese", ja si duket nga brenda avioni presidencial i Trumpit (FOTO LAJM)
Presindenti i SHBA-ve Donald
Trump, nuk i duhet të përdorë më avionin e tij personal, pasi tani e tutje, ai do të udhëtojë me "Air Force One".
Trump gjithashtu realizoi udhëtimin e tij të parë për në Filadelfia, ku ka mbajtur një fjalim para republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, me avionin që udhëtojnë presidentët e SHBA-ve.
"
Avion i bukur. I mrekullueshëm", citohet të ketë thënë
Trump pas udhëtimit të tij të parë me këtë
avion.
Avioni ka një hapësirë prej 371 metrash katrorë, dhe është praktikisht një "Shtëpi e Bardhë fluturuese". Trupi i avionit mund ta përballojë një shpërthim bërthamor nga toka, dhe ka raketa ndriçuese të fshehura në krahët e tij, për të hutuar raketat e armikut.
"Ai është mahnitur nga ky
avion, dhe nga ajo që përfaqëson Shtëpia e Bardhë", ka thënë zëdhënësi i presidentit, Sean Spicer. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017,
ora 08:49