Kampionati italian i futbollit do të vijë sot në ekranin e Supersport me disa sfida mjaft interesante, teksa gjithçka do të startojë në orën 12:30 me sfidën e “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe Fiorentinës.
Bardhezinjtë e Sarrit kryesojnë kampionatin me 3 pikë më tepër se Interi, por vijnë pas humbjes 2-1 në “San Paolo” përballë Napolit, që shkaktoi reagim të ashpër të tifozërisë, veçanërisht ndaj disa deklaratave të Sarrit.
Vetë tekniku i Juves pranoi se kura më e mirë për të rikuperuar me tifozët, është triumfi ndaj Fiorentinës, një skuadër që i vuri vërtetë në vështirësi në fazën e parë dhe vetëm me fat ia dolën të marrin një barazim pa gola.