Formacionet e mundshme: Juve-Fiorentina, bardhezinjtë për të harruar humbjen ndaj Napolit (FOTO LAJM)

Kampionati italian i futbollit do të vijë sot në ekranin e Supersport me disa sfida mjaft interesante, teksa gjithçka do të startojë në orën 12:30 me sfidën e “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe Fiorentinës.

Bardhezinjtë e Sarrit kryesojnë kampionatin me 3 pikë më tepër se Interi, por vijnë pas humbjes 2-1 në “San Paolo” përballë Napolit, që shkaktoi reagim të ashpër të tifozërisë, veçanërisht ndaj disa deklaratave të Sarrit.

Vetë tekniku i Juves pranoi se kura më e mirë për të rikuperuar me tifozët, është triumfi ndaj Fiorentinës, një skuadër që i vuri vërtetë në vështirësi në fazën e parë dhe vetëm me fat ia dolën të marrin një barazim pa gola.

View this post on Instagram

Gjeni rezultatin e saktë 🤔

A post shared by Albeu Sport 🇦🇱 🇽🇰 🇲🇰 (@sportalbeu) on


Shtuar 2.02.2020 09:43