Katër emrat që mund të zëvendësojnë Setien te Barcelona

Barcelona rrezikon që ta mbyllë sezoni pa asnjë trofe. Si të mos mjaftuar problemet brenda ekipit edhe rezultatet nuk është se po i shkojnë shumë për shtat trajnerit Quique Setien.

Trajneri i njohur rrezikon që ta mbyllë para kohe sezonin me këto ritme. Në rast lamtumire me sezonin në vazhdim, Barcelona e ka zgjidhjen brenda shtëpisë, trajnerin e Barcelona B, Javier Garcia Pimienta.

Për sezonin e ardhshëm, emri i nxehtë është gjithnjë ai i Xavi, flamur historik i klubit, i kontaktuar në janar, kur ishte shkarkuar Valverde, por pak i bindur se kohët ishin maturuar për kapërcimin e madh. Vështirë që tani mund t’i thotë përsëri jo blaugranëve.

Emri tjetër, që qarkullonte që në fillim të vitit, është ai i Marcelo Gallardo, tekniku i River Plate, një nga teknikët emergjentë më të kuotuar në futbollin ndërkombëtar.

Ronald Koeman gjithashtu është një nga të mundshëm për pankinën e nuk e ka fshehur kurrë ëndrrën për tu ulur në bankinën katalanase. Vetëm se ai ka shprehur dëshirën për të udhëhequr Holandën në Europianin e ardhshëm.

Nuk mungon as Maurizio Pochettino, i mbetur pa skuadër pas shkarkimit nga Tottenham. Nuk duhet përjashtuar hipoteza Roberto Martinez, tekniku që çoi Belgjikën në podium në Rusi 2018.


Shtuar 4.07.2020 08:55