Shqiptari që u bë hero në Itali, la nusen në altar për të shpëtuar një burrë
Më 18 maj të këtij viti, shqiptari Sokol Berisha lidhi kurorë me personin që i donte zemra. Gjatë momentit të ceremonisë, kur sapo i kishtë thënë “po” bashkëshortes, atij iu desh ta linte atë dhe të bënte punën që di të bëjë më mirë.

Sokoli la nusen në altar dhe mori një defibrilator për të shpëtuar jetën e një 60 vjeçari, që ishte shembur pa ndjenja në tokë.

Ai sapo i kishte “Po”, të dashurës së vet atë ditë feste, kur jashtë pa një njeri të binte në tokë. Në atë moment nuk ngurroi në asnjë moment. “Unë jam mjek”, tha. Dhe kështu i shpëtoi jetën 60-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi në Matera. Protagionist i historisë është shqiptari që jeton në Perugia, i cili është njëkohësisht edhe mjek dhe bashkëthemelues i një shoqërie të madh italiane të mjekësisë së përgjithshme.

Ngjarja ndodhi të shtunën e 18 majit 2019 rreth orës 12:30 jashtë kishës së San Francisko d’Assisi në Matera. Mjeku kishte vetëm disa minuta që ishte martuar me një vajzë nga Matera.

Në qytet atë ditë mbahej takimi i 67-të kombëtar i “Bersaglieri”, një trupe speciale të këmbësorisë italiane dhe një ndër ata që i ndiqnin, u ndie keq.

Doktori Berisha, duke u ndodhur në vendin e ngjarjes, vendosi të përdorë defibrilatorin për masazh kardiak dhe i shpëtoi jetën mesoburrit.

Berisha, po quhet “dhëndri hero”, nga mediat italiane. Ai po ashtu njihet në botën e rrjeteve sociale si administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.

Edhe “Medicina Generale” ka shkruar për gjestin e doktorit.
Shtuar më 15/08/2019, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori