Hajdari thirrje opozitës: Mos e braktisni tryezën, mos e lini Shqipërinë në dorë të socialistëve

Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj nga foltorja e kuvendit, u bëri thirrje opozitës të mos e lënë Shqipërinë në dorë të socialistëve.

“Ibëj thirrje opozitë jashtëparlamentare, mos e braktisni atë tryezë, mos e lini Shqipërinë në duart e socialistëve! E latë kur i braktisët mandatet, e latë Shqipërinë në duart e socialistëve. Mos e lini më. Mos i lini bashkitë në duart e socialistëve, i latë në zgjedhjet lokale. Mos e bëni më këtë gjë! Hajdeni të luftojmë këtu në parlament, boll u bëmë peng e politikës së vjetër dhe pazareve”, tha Hajdari.

Ajo foli edhe per sistemin qe propozon ambasada amerikane, ku sistemi i propozuar është proporcional rajonal me korrektim kombëtar me lista të hapura.

” Sot shqiptarë nuk jemi vetëm, kam avokuar (ndikuar) bashkë me opozitën parlamentare, bashkë me shoqërinë civile dhe ja arritëm ditës. Ambasada amerikane bashkë me ndërkombëtarët janë duke i çuar këto ide përpara. Këtu duhet ndryshim sistemi sepse politika e vjetër e ka marrë pneg këtë vend, ne duam shpresë”, theksoi demokratja.

Ajo u është drejtuar deputetëve socialist pse nuk dalin në mbrojtje të Teatrit, e ndërsa ka ftuar opozita të rikthehet në tryezën e Këshillit politik.

“Nuk të jepet mundësia të bësh absolutisht asgjë në këtë vend. Ne si opozitë parlamentare po luftojmë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.Thuajeni fjalën e lirë deputetë, keni 30 vjet në këtë sallë. Enver Hoxha ka vdekur në ’85, çfarë po bëjmë ne sot? Thuajeni fjalën tuaj, sot nuk ka njeri nga ju deputetë socialistë që të dalë te Teatri dhe të thotë pse nuk e mbroni një nga ju teatrin? Nuk ju vjen keq asnjërit prej jush se ju mban me litar kryetari i partisë suaj”, tha Hajdari.


Shtuar 21.05.2020 10:23