Shpëtoi çiftin nga divorci, qëni shpallet "hero"
Një qen është cilësuar si hero pasi që siç duket ai e ka shpëtuar një çift nga ndarja.

Burri pas një grindje me gruan e tij e kishte hedhur unazën e martesës mirëpo jo shumë kohë më pas ishte penduar për këtë veprim andaj kishte filluar ta kërkoj atë.

Në lokalin ku ishin, kërkimin kishin filluar edhe disa njerëz të tjerë mirëpo nuk kishin arritur ta gjejnë.

Por atë që nuk mundën ta bënin njerëzit, e bëri një qen i Policisë i cili me nuhatjen e tij arriti ta gjej unazën e humbur të çiftit.

Qenit të quajtur Odin, ju deshtën vetëm disa sekonda për ta gjetur unazën.
Shtuar më 16/02/2020, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori